|
|
 |
SHTOHET NUMRI I XHAMIVE NE GJERMANI

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA në Gjermani po shtohet përditë numri i kishave që kthehen në xhami.Sipas raporteve nga Gjermania një grup katolik kohët e fundit u shiti organizatave islamike në Gjermani dy kisha në Berlin ku muslimanët do të ndërtojnë xhami.
Sipas këtij raporti po rritet çdo ditë e më shumë numri i shtetasve gjermanë që përqafojnë fenë islame.
Aktualisht në Gjermani ekzistojnë 2659 xhami dhe 128 të tjerë janë duke u ndërtuar
|
Vatikani mirëpret letrën e 138 klerikëve muslimanë drejtuar Papës

Zhan Lui Turan, kardinal i lartë i Vatikanit, mirëpriti letrën e 138 klerikëve muslimanë dërguar Papës Benedikti i 16, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për problemet ekzistuese në botë.
Klerikët muslimanë në këtë letër, kërkonin forcimin e bashkëpunimit mes feve monoteiste, duke theksuar se bashkëpunimi mes muslimanëve dhe krishterëve, do të krijojë kushtet për paqe dhe drejtësi në botë.
Kjo letër është shkruajtur nga klerikë të mëdhenj muslimanë nga Arabia Saudite, Egjipti, Iraku, Irani, Evropa dhe Amerika.
|
Empire State Building ndriçohet për Bajram

The Associated Press
NJU JORK (AP) Ndërtesa Empire State Building në Amerike, do tëe ndriçohet këtë vikend në të gjelbër për të shënuar festen Islame te Bajramit.
Festa e hareshme e Bajramit pason pas muajit te Ramazanit, muajin e ripërtëritjes shpirtërore. Sivjet është hera e parë që ky rrokaqiell i famshëm të stoliset për nder te festes se muslimanëve. Zëdhënësi i pronarit te ndërtesës ka thëne se ky do te jetë ngjarje e përvitshme, në të njëjtën tradite te ndriçimit për festat e Krishtlindjes dhe te festes çifute Hanukah
|
Fidel Castro premton ndërtimin e një xhamie për muslimant në Kubë

Komuniteti musliman i Kubës u drejtua zyrtarëve kubanes për ndërtimin e një xhamie. Kërkesa e tyre gjeti përkrahje edhe tek kryetari Fidel Castro i cili premtoi ndërtimin e një xhamie për muslimanët.
Në Kubën komuniste që numëron 11 milion banorë ka edhe 7 mijë musliman. Komuniteti musliman nuk ka hapësira ku mund të bëhet adhurim në mënyrë kolektive. Komuniteti musliman për këtë çështje u drejtua zyrtarëve shtetëror ku kërkesa e tyre hasi përkrahje edhe tek kryetari i shtetit Fidel Castro.
Komuniteti musliman në Kubë formoi Unionin e Muslimanëve Kubanes në krye të cilit është Yahya Pedro Lazon
Vetëm në kryeqytetin e Kubës, në Havana jetojnë afro 4 mijë musliman të cilët nuk kanë as xhami e as mesxhide për tu falur.
Sipas burimeve muslimanët nuk kanë shtypje në Kubë por i mungojnë hapësirat kolektive për adhurim. Nga mungesa e tillë muslimanët namazin e Xhumasë e falin në një dhomë të muzeut arab ndërsa namazet ditore falen në zyret dhe në ballkonin e Unionit të Muslimanëve Kubanes .Po ashtu edhe iftaret i bëjnë në ballkonin e këtij Unioni.
|

|
 |
 |
 |
|
|
|
|
 |
|
|
|
|