Hadithe
 
HADITHI nr:1

Nga emiri i besimta­rëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nu­fejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka'b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, trans­me­to­het se ka thënë: "E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: "Veprat vlerësohen sipas që­lli­meve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur". (Mutte­fekun alejhi)
HADITHI nr: 2

Trans­me­tohet nga Ebu-l-Ab­bas Abdull-llah ibn Abbas ibn Ab­dul-Mutalib r.a., nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t'ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t'ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshi­ron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t'i shkr­uajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”. (Muttefekun alejhi)
HADITHI nr:3

Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i Të Dër­guarit të All-llahut s.a.v.s. thotë se Alejhisselami ka thënë: "All-llahu më tepër gëz­ohet për pendimin e robit të vet se sa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte". (Mutte­fekun alejhi)
Ndërsa sipas transmetimit të Muslimit, ky hadith është si vijon: "All-llahu më tepër gëzo­het për pendimin (tevben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkre­të­tirë, e i humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ush­qimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: "O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt" duke u shpre­hur gaboi nga gëzimi i fortë".
HADITHI nr:4

Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh'arij r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet All-llahu i Madhëri­shëm gjatë natës e mban të shtrirë dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lind Dielli nga Perëndimi". (Muslimi)
Nga Ebu Hurejre r.a. përci­llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kush pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi, All-llahu do ta falë". (Muslimi)
HADITHI nr:5

Nga Ebu Seid Sa'd ibn Ma­lik ibn Sinan el-Hudrij r.a. për­ci­llet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë veta, ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhë­zuan te një murg (prift). Shkon te murgu e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të tevbe (mëshirë prej All-llahut dhe falje). Murgu i thotë se për të nuk ka tevbe. Ky e vret edhe murgun dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të tevbe? Dijetari i tha: "Po! E cili është ai që mund të ndërhyjë ndërmjet tij dhe tevbes së tij? -Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-lla­hun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq". Njeriu u nis për në vendin e adhu­rimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes en­gjëjve të mëshirës dhe engjëj­ve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: "Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah All-llahu i Madhërishëm". Kurse engjëjt e dënimit thanë: "Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë". Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: "Matni në mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve), e më afër cilit vend të jetë, atij vendi edhe i ta­kon". Engjëjt e matën hapë­sirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, andaj e morën engjëjt e mëshirës". (Mutte­fekun alejhi)
HADITHI nr:6

Trans­me­tohet nga Umer ibn Hattabi r.a. se ka thënë: "Një ditë ishim duke ndenjur tek I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm.U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjtë e vet në gjunjtë e tij, i vendosi duart e veta në kof­shën e tij dhe tha: "O Muhammed, më trego ç'është Islami?" I Dër­gu­a­ri i All-llahut s.a.v.s. tha: "Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muham­medi është i dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa'benë, nëse ke mundësi ta bësh këtë!" Ai tha: "Të vërtetën e the". Ne u çuditëm: Po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: "Më trego, ç'është imani? (Pejgamberi) Tha: "Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dër­guarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes". Tha: "Të vërtetën e the". Tha: "Më trego ç'është ihsani?" (Pejgamberi) Tha: "Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty". Tha: "Më trego ç'është çasti (i fundit, Dita e shka­të­rri­mit)?" (Pejgamberi) Tha: "Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet". Tha: "Më trego mbi shenjat e tij?" (Pejgamberi) Tha: "Kur robëre­sha t'i lind vetes zo­njushë, kur të shihen barinjtë kem­bëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godi­nave të mëdha". Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (I Dërguari) tha: "O Umer, a e di kush ishte pyetësi?" Thashë: "All-llahu dhe I Dërguari i Tij më së miri e dinë". Tha: "Vër­tet ishte Xhibrili, erdhi t'ua mësojë fenë tuaj". (Muslimi)
HADITHI nr: 7

Nga Ebu Hurejre r.a. përci­llet se e ka dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t'i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: "?'ki­she dëshiruar më së shum­ti?" Tha: "Më së shumti kisha dëshiruar të kem ngjy­rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit". Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të tru­pit). (Pastaj engjëlli) Tha: "Cilën pasuri më së shumti e dëshiron?" Tha: "Devetë - ose lo­pët" (nuk i kujtohet sakt trans­me­tu­esit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: "All-llahu të bekoftë me të!" Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: "?'kishe dëshiruar më së shumti?" (Qelani) Tha: "Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë." Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jipen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: "Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?" (Qelani) Tha: "Lopët". Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: "All-llahu të bekoftë me të". Engjëlli i shkon të verbërit e i thotë: "?'kishe dëshiruar më së shumti?" (I ver­bëri) Tha:" Të ma kthejë All-llahu të pamurit, që t'i shoh njerëzit". Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të pamurit. (Engjëlli) Tha:" Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?" (I verbëri) Tha: "Dhen­të!" Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit kështu që njëri (zgjebani) e bëri një luginë me deve, i dyti (qelani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) e bëri një lu­gi­në me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pam­jen e tij të mëparshme e i thot­ë: "Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, e pastaj ti, andaj po të lutem në em­rin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va­zhdoj rrugën". (Ish-zgjebani, tash pasa­nik) Tha: "Jo, unë kam shumë ob­li­gime (borxhe). (Engjëlli) I tha:"Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar! "Tha: "Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët e më­dhenj". (Engjëlli i) Tha: "Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë".
Engjëlli pastaj i shkon qelanit - por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgje­bani. (Engjëlli) Tha: "Nëse po gënjen le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!"
Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam­jen e tij të mëparshme dhe i thotë: "Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të pamurit, më jep një dele, që (të ndihmohem me të e) të vazhdoj rrugën". (Ish i verbëri) Tha: "Vërtet unë kam qenë i ver­bër, por All-llahu ma ka kthyer të pamurit, merr vëlla çka të duash dhe lë çka të duash! Pasha All-lla­hun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: "Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të sprovuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu". (Muttefekun ale­jhi)
HADITHI nr: 8

Trans­me­tohet nga Abdur­rahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: "Shpë­timi nga ky shk­ëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira".
Njëri prej tyre tha: "O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t'i trazoj, por edhe që t'i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe­lle në të cilën gjendemi!" Shkëmbi pak u lëviz, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dytë tha: "O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një trans­metimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë bu­rrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre­tëronte uria e kushërira e dashur u detyrua të vijë tek unë dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet vetëm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë plotësisht e përfitova, - sipas një transmetimi tjetër - kur i bashkova këmbët e mia me të saj, ajo (duke qarë) më tha: "Frikësoju All-llahut dhe mos e përbiro unazën (mos e kryej aktin) pa të drejtë". Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!" Shkëmbi përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpe­llës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: "O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du­het dhe pasu­ria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: "O robi i Zotit, m'i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!" Unë i thashë: "Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar". Ai tha: "O robi i Zotit, mos u tall me mua!" Unë atëherë i thashë: "Unë nuk po tallem me ty", pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!" Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëta­rët dolën dhe e vazhduan rrugën!" (Mutte­fe­kun alejhi)
HADITHI nr: 9

Nga Seid ibn Abdul-Aziz, nga Rebija ibn Jezid, nga Ebu Idris el-Havlani, nga Ebu Dherr Xhun­dub ibn Xhunade r.a. përcillet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. trans­me­ton nga All-llahu i Gjithëfuqishëm, që ka thënë:
  • "O robtë e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
  • O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të la­jthitur, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.
  • O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, pran­daj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.
  • O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju vesh.
  • O robtë e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje, do t'ju fal.
  • O robtë e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo me çka Mua dëm do të më shkak­tonit që të më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të më sjellë, që të më kontribuonit.
  • O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm, si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
  • O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta pakësonte sundimin Tim në asgjë.
  • O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriheshi (qëndroni) në një vend dhe dëshi­rat dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta zvogëlonte atë që kam Unë përpos sa zenë vend gjilpëra kur ngulitet në det.
  • O robtë e Mi! ?do gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë do t'ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askë përveç vetvetes". (Muslimi)
HADITHI nr: 10

Nga Ebu Seid Sa'd ibni Malik el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Një grup njerëzish prej Ensarëve kërkoi (gjësende të ndryshme) nga I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata për­sëri kërkuan, e ai prap u dha çka kërkuan derisa nuk i mbeti atij as­gjë, e kur harxhoi krejt çka kishte ju tha atyre: "Cdo gjë të mirë që posedoj do t'ju jap, asgjë nuk do të kursej as s'do të mbaj për vete, por kush kërkon nderë (duke mos zgjatur dorën dhe edhe pse ka shumë nevojë) All-llahu do ta nderojë, e kush kërkon të jetë i pavarur (të këtë sa mos t'ia shtrijë dorën tjetërkujt), All-llahu do ta pavarësojë, e kush bën shumë durim, All-llahu do t'i ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rëndësishme se sa durimi (sabri)". (Muttefekun alejhi)
HADITHI nr: 11

Trans­me­tohet nga Ebu Ab­dull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. që thotë: "Iu ankuam Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për per­se­ku­timet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa'besë në burdën e tij që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: "A nuk bënë të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do të na bësh lutje (dua)? Ai na tha: "Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, e hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sana-së deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni". (Buhariu)
HADITHI nr: 12

Nga Ibni Mes'udi, r.a. për­cillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhennet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prish­je (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar". (Muttefekun alejhi)
HADITHI nr: 13

Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre r.a. se I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: "Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë". (Buhariu
HADITHI nr: 14

Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: "Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se sa besimtari i dobët, dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bëj i dobët.Nëse të godet diçka, mos thuaj: sikur të veproja kështu do të ndodhte kjo, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse "lev-i" (sikur të...) e fillon veprimin e djallit". (Muslimi)
HADITHI nr: 15

Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kur një rob musliman, apo një besimtar merr abdest, kur e lanë fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t'i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t'i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve". (Muslimi)
Allahu Asht Ma Imadhi
 
Lajmet Shqip
 
Web Lidhje Islame
 

Web Lidhje Islame
Drita e Besimit

Islam Gjakova

Medreseja

Kurani Fisnik

Zëri Islam

Forum Islamik

Ankebut

Radio Pendimi

Falja e Namazit
 
Radio Zeri Islam Live
 

Radio Zeri Islam

 
Takvimi për 6 milion qytete të botës
Vendi:

Vizitoni sajtin e
Kuranit Fisnik

http://www.kuranifisnik.net/

 
Today, there have been 8 visitors (9 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free