Si te falim Namazin
Pasi besimtari vendos te falet, ai kthehet nga Shtepia e Shenjte (Kaba).
[Rakati i I]
(Tekbiri)
-Duke qendruar ne pozicion qendrues ne kembe, besimtari ngre (me qarte shuplakat)duart e tija (ne shenje dorezimi), duke thene "Allahu E'kber" (Zoti eshte i Madhnueshem).
- Pas kryerjes se ketij veprimi, lutesi i lidh duart e tija perpara kraharorit (doren e djathte mbi te majten)dhe fillon te lexoje lutjet e faljes (Duan, Al-Fatiha-n, dhe nje sure tjeter nga Kurani).
(Rukuja)
-Pas recitimit te lutjeve te mesiperme, adhuruesi thote "Allahu Ek'ber" dhe bie ne Ruku (perulet perpara Zotit). Rukuja behet ne menyre te tille qe pozicioni i trupit (kokes me trupin)te formoje 90 grade me kembet. Duart vendosen mbi kupat e gjurit, koka me trupin jane ne vije te drejte.( Syte mbahen hapur)
-Gjate renies ne Ruku, lutesi thote tre here (ose me teper, preferohet numer tek) "Subhane Rabi el-adhim" (perkthimi: vetem ty te adhuroj o Zot i madheruar)
- Pas mbarimit te kesaj lutje besimtari ngrihet nga Ruku-ja duke thene "Semi Allahu Limen Hamiden" (perkthim:Allahu e degjon ate qe e falenderon), dhe ne heshtje thote "Rabena u leken hamd" (perkthim:vetem ty te falenderoj o Allah).
- Pas thenies se lutjes se mesiperme, besimtari rri pak sekonda dhe thote "Allahu Ek'ber" dhe bie ne Sexhde.
(Sexhdja)
-Sexhdja (renie permbys,perulje e plote ndaj Zotit), behet ne menyre te atille qe adhuruesi te perulet ne menyre te plote ndaj Zotit te tij.
Gjate sexhdes duhet qe:
- Balli dhe hunda e njeriut te preki token.
-Duart te jene te mbeshtetura ne toke.
-Gjunjet dhe gishtat e kembeve te jene ne toke.
-Syte te mbahen hapur.
-Ne sexhde besimtari thote "Subhane Rabi al-ala" (perkthim: vetem ty te adhuroj o Krijues i Lartesuar)
(qendrimi ne gjunje)
-Pas Sexhdes lutesi çohet duke u ulur ne gjunje dhe thote "Allahu Ek'ber". Ai qendron ashtu per disa sekonda dhe duke thene serisht "Allahu Ek'ber", bie serisht ne Sexhde (procedura eshte e njejte.
-Mbas kesaj Sexhde, adhuruesi ngrihet ne kembe duke thene "Allahu Ek'ber" dhe vazhdon faljen e Rakatit tjeter.
[*-Rakat quhet ai sesion i faljes gjate te cilit, besimtari qendron ne kembe, dhe lexon lutjet; per Rakatin sesi eshte kemi sqaruar ne fillim]
-Ne rekatin e dyte (qe ne Namazin e sabahut eshte i fundit) dhe ne te katertin besimtari pas dy sexhdeve nuk cohet ne kembe por qendron i ulur dhe reciton disa lutje ( Et-tehijatu, Salavate dhe Dua-ne). Ne fund te Tehijatut, kur besimtari deklaron se nuk ka Zot pervec Allahut, ai con gishtin tregues te dores se djathte ne shenje te Njejesise se Allahut.
-Ne fund te Namazit (rakatit te fundit) besimtari jep Selam (Paqe) ne krah te djathte dhe te majte.
(Selami)
Namazet e dites.
Besimtaret, jane urdheruar nga Allahu (s.w.t.) te kene kujdes lutjen e tyre. Ajo sherben si lidhje shpirterore mes besimtareve dhe Krijuesit te tyre. I Derguari i Allahut (s.a.s.) ka thene: Besimtari pa namaz, eshte si njeriu pa koke.
Allahu (s.w.t.) besimtarit te Tij, i ka bere obligim faljen e 5 (pese) Namazeve ne dite.
Ato jane:
-Namazi i Sabahut, i cili falet ndermjet fundit te territ te nates, deri ne lindje te diellit.
-Namazi i Ylese, i cili falet pasi dielli arrin ne mesin e qiellit (pas mesdite).
-Namazi i Ikindise, i cili falet pasi dielli kalon 3/4 (tre cerekun) e qiellit.
-Namazin e Akshamit, i cili eshte pas perendimit te diellit, deri ne dukjen e yjeve ne qiell.
-Namazin e Jacise, i cili falet pas dukjes se yjeve ne qiell, deri ne fundin e nates (qe pas saj vjen koha e Sabahut).
Njoftim!
Termat e faljeve dhe vete faljes i kemi sjelle ne gjuhen me te cilen njihen ne Shqiperi. Termat e lartpermendur, jane turk ose persian. Per sa me siper, termi namaz, ne versionin e tij origjinal eshte "Es-Salat". Termi origjinal i Sabahut eshte "Subh". I Yle-se eshte "Dhohor". I Ikindise-"Asr", i Akshamit-"Magrib" dhe i Jacise-"Ishaa".
Specifikim i Namazeve, ne numrin e rekateve dhe Sunete.
Namazet e dites kane specifikimin e tyre ne numrin e rekateve dhe numrin e suneteve. Gjate namazit, besimtaret, falin "Farzet" apo lutjet obligative. Farzet jane obligim per besimtaret. Kryerja e tyre eshte nje nga kushtet me themelore te islamit. Lenia e tyre konsiderohet mekat.
Pervec "farzeve" ne faljet e dites, ka edhe falje te cilat jane ne deshiren e besimtarit. Ato jane sunete. Sunet do te thote rruge e dikujt. Ky term eshte i perdorur per ato falje ekstra te cilat i ka praktikuar i Derguari i Zotit, Muhamedi (a.s.).
-Ne namazin e Sabahut ne gjejme 2 rekate (dy) Farze dhe 2 rekate sunete. Ato falen me vete.
-Dy sunetet e Sabahut falen mbas thirrjes se Azanit te Sabahut.
-Dy Farzet e Sabaht falen mbas faljes se suneteve. (Por kjo nuk do te thote qe po s'u falen sunetet nuk falen dot farzet)
1- Fjala namaz linguistikisht eshte nje fjale me origjine persiane, por qe perdoret gjeresisht ne shume ane te botes Islame, si Pakistan, Persi, Turqi, Bosnie, Rusi, Shqiperi etj... Relevantja e perkthimit te fjales ne gjuhen shqipe mund te jete lutje - apo - adhurim. Ne gjuhen arabe termi eshte "salat"
|